Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Deputeti demokrat Alibeaj: Tahiri ishte kapiten e narko-shtetit para 2013, ja pse u be minister

ShkodraWeb 22 October, 2017
alibeaj840

Deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se e ka nisur aktivitetin kriminal shumë kohë para se të bëhet ministër i Brendshëm. Sipas tij, Tahiri ishte kapiteni i narkoshtetit me bekimin e Ramës dhe u bë ministër si garanci për krimin. Sipas deputetit, lidhja e Tahirit me krimin ka ndodhur që në zgjedhjet e vitit 2013, ku ai përdori bandat në zgjedhje.

“PS në komisionin e mandateve me urdhër të Ramës nuk lejoi drejtësinë të funksionojë. I dha kohë Tahirit të zhdukë çdo provë e objekt komprometues. Rama ka vënë gjithë shtetin në funksion t paktit të tij kriminal. Ai do që Tahiri t’ia hedhë pa u lagur, në mënyrë që të shpëtojë ai dhe Rama. Nëse do miratohej kërkesa e prokurorisë Tahiri do merrte me vete dhe ramin për shkak të fakteve që Tahiri ka për të. Ka përfituar 20 milionë euro që i duheshin për fushatën, ai sërish u mor në mbrojtje nga Rama. Historia është e thjeshtë, parlamenti gjykon vetëm legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kërkesës, nuk pranon dhe gjykon prova, pasi nuk është gjykatë. Parlamenti gjykon politikisht dhe jo si gjykatë, por me urdhër të Ramës ai u kthye në hetuesi dhe gjykatë. Tahiri u lejua të kërcënojë, dhunojë prokurorët. E vërteta është se Tahiri me bekimin e Ramës ishte kapiteni i narkoshtetit. Lidhja e tij me krimin ka ndodhur shumë kohë më parë se të bëhej ministër, ai përdori bandat në zgjedhjet e 2013. Ai u bë ministër nga Rama si garanci për krimin. Qindra tonelata drogë kalonin territorin e Shqipërisë dhe nuk kapeshin, kjo shpjegon se radarët nuk punonin në shumicën e kohës dhe si u vunë në funksion të drogës pistat e avionëve. Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët. Rama nuk e lëshon Tahirin, sepse janë bashkëpunues në aktivitetet kriminale. Me ramin drejtësia ka rënë, shteti po, Vettingu po”, tha Alibeaj. /shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: Java tjeter nis me ndryshime te medha klimaterike, reshje shiu dhe debore
Next: Rama “prish” traditen, shtyn “Komunikimin javor” per te henen ne oren 08.30, flet per Tahirin

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
Eric P. Wendt

Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë

ShkodraWeb 17 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.