U përfol në fund të muajit gusht atëherë kur do mbyllej merkatoja e verës por duket se do të bëhet realitet në ditët e ardhshme. Bëhet fjalë për kalimin e mbrojtësit shkodran Denis Pjeshka tek Laçi. Futbollisti ka “fituar lirinë” nga Vllaznia ditën e sotme pas një vendimi të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së dhe kësisoj tashmë pritet të bashkohet me ekipin e tij të ri.
23 vjeçari në fakt ndodhet në një periudhë rehabilitimi pas operacionit të kryer dhe të paktën edhe për një muaj nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur. Vllaznia në fakt e kishte përfshirë në skuadër por gjithsesi tashmë duhet t’i bëjë llogaritë pa këtë futbollist i cili me shumë mundësi do të kalojë tek ekipi i Laçit. /ShkodraSport/