Një furgon që po transportonte nxënësit e shkollës 9 vjeçare dhe të mesme është aksidentuar mëngjesin e sotëm në fshatin Vërzhezhë. Furgoni, ku po udhëtonin 8 nxënës nga fshati Vërzhezhë ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa të plagosurit janë transportuar me ambulancë për në spitalin rajonal të Beratit. Të plagosur kanë mbetur 4 nxënës, 2 nga të cilët janë në gjendje më të rëndë, ndërsa po pritet helikopteri për t’i transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar.
Dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën dhe do të marrin mjekim në spitalin rajonal të Beratit. Përsa i përket 4 nxënësve të tjerë që ndodheshin në furgon dhe shoferit kanë pësuar dëmtime të lehta.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë terreni i vështirë dhe humbja e kontrollit të furgonit nga drejtuesi.
Njoftimi i policisë
Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.