Debate të ashpra në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD- së, replika në mes Berishës dhe Alibeajt…

Njëra prej tyre, më konkretisht Albana Vokshi ka kërkuar nga Alibeaj që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar si deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend”, mësohet të ketë thënë Vokshi.


Ndërkohë, Alibeaj i është përgjigjur:

“Nuk zhbëj dot me vullnet personal vendime që janë marrë nga organet e partisë”.

Kujtojmë se 5 deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Luan Baçi. Vendimi ndaj tyre u mor pas protestës së 8 janarit, ku anëtarët e Rithemelimit zhvilluan një manifestim para selisë së PD.

Ndërkohë, debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e grupit të PD-së mes kreut të grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i zgjedhur i Taulant Ballës dhe jo i grupit parlamentar.

Nga ana tjetër Alibeaj i është kthyer duke thënë se Berisha është peng.

Berisha – Alibeajt: Je i perzgjedhur i Taulant Balles dhe nuk je i perzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’te perfill. Te mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Balles.

Alibeaj- Berishes: Peng je ti.

Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos te vazhdoje.

Berisha- Aliabeaj: Ai qe ndjehet opozitar i vertete nuk mund te imagjinoje kurre te marre pjese ne nje proces mafioz te zarfeve sekrete.