
Më 11 qershor të vitit 2009 Manchester United pranoi ofertën rekord të asaj kohe, 80 mln euro nga Real Madrid për Cristiano Ronaldon. Është një ditë që futbollisti i kombëtares portugeze kurrë nuk ka për ta harruar. Ronaldo kaloi 6-të vite në “Old Traford” para se ti bashkohej “Los Blancos”, ku fitoi “premier League” dhe “Champions League” gjatë kësaj periudhe duke shënuar 118 gola në 292 ndeshje në të gjitha kompeticionet me “djajtë e kuq”. Ka qenë një pjesë mjaft e rëndësishme e karrierës së tij, por pas 8 vjetësh, 32-vjeçari ka fituar 4 herë “Topin e Artë” dhe ka arritur rekorde të pathyeshme për ‘galaktikët’. Por pse la Manchester United për Real Madrid? Askush nuk e di arsyen e vërtetë që qëndron pas transferimit të tij në “Bernabeu” në vitin 2009, por Ronaldo këtë e zbuluar tani në një intervistë me ish-shokun e skudrës Rio Ferdinand.
“Mendoja me veten time se duhet të shkoj atje për të treguar nivelin tim, për të treguar se jam një futbollist ndryshe dhe kjo ishte ajo që bëra,” i tha Ronaldo Ferdinand-it në kanalin e “Nike” në Youtube.
“Shkova atje dhe në sezonin e parë arrita të shkëlqeja dhe tani këtë e vërtetoj vit pas viti.”
/balkanweb/