
Elseid Hysaj nuk ka arritur ta mbyllë sonte takimin që skuadra e tij, Napoli, ka luajtur në Angli me Manchester City. Futbollisti shqiptar që aktivizohet si anësor i djathtë në minutën e 70 u detyrua të linte fushën e lojës pas një përplasje me David Silva-n.
Menjëherë në fushë hynë mjekët e dy skuadrave, por nëse spanjolli arriti të rikthehej të luante edhe posë i fashuar, kjo nuk ndodhi për Elseidin. Edhe pas vendosjes së fashos, shkodrani vazhdoi me gjakderdhjen, dhe tekniku Sarri vendosi të mos rrezikonte, duke e zëvendësuar me Maxhion.