Si gjithmonë Champions League nuk zhgënjen. Gola dhe shumë emocione në mbrëmjen e sotme. Ndeshja kryesore mes Realit të Madridit dhe Totenhemit ka përfunduar në barazim 1-1, po aq edhe ndeshja tjetër e grupit mes APOEL dhe Dortmund.
Manchester City mposhti Napolin 2-1, ndërsa Fejnordi humbi në shtëpi me Shaktarin. Liverpuli shkatërroi Mariborin 0-7, po ashtu edhe Spartaku 5-1 Sevillan. Surpriza ishin humbjet e Monaco dhe të Portos me Besiktas dhe Leipzig.