Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ceshtja “Morina”, flet president serb Vucic: Kemi marre masat per ekstradimin e tij

ShkodraWeb 31 July, 2017
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës. Pas shkrimeve të shumta në media, reagimi i parë ka ardhur nga vetë presidenti, i cili thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij. “Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.
“Ballisti” quhet huligani shqiptare dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve.
Nuk dihet se kur është ngritur akuza ndaj tij dhe mediat thonë se vëllai i Morinës ka kërcënuar nëse do të vijë deri tek ekstradimi.
James Montague, gazetari që shkruajti i pari në “The New York Times” për “Ballistin”, e ka takuar javën e kaluar në burgun e Dubrovnikut. Ai thotë se edhe Kroacia ndodhet mes dy zjarreve. Për britanikun tensionet në ndeshje janë të zakonshme, por Ballkani i jep dimension tjetër.
“Mezi e kam njohur pasi i kishte flokët dhe mjekrën të prera. Duket qartë se është i brengosur dhe i frikësuar jo vetëm për ekstradimin, por edhe për të ardhmen e tij, pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe duket se ka frikë për jetën e tij dhe të familjes”, shprehet James Montague, gazetar.
Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe. /Top Channel/

Post navigation

Previous: Taulant Xhaka pergenjeshtron mediat: Me Panucci-n kam kontakte pozitive
Next: Humbja e PD ne Lezhe, kryebashkiaku Frrokaj kerkon doreheqjen e administratoreve e drejtoreve

TË FUNDIT

grima kombetare playoff boteror 2027

Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027

ShkodraWeb 10 June, 2026
kupa botes 2026

Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë

ShkodraWeb 9 June, 2026
debutimi maran kombetare 2026

Trajneri “ngushëllohet” me ata që shkruan historinë, debutim me humbje i Rolando Maran në Kombëtare

ShkodraWeb 3 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.