Katër shqiptarë janë vendosur në pranga në Rimini, pasi gjatë kontrollit iu sekuestruan 1 kg kokainë dhe 4 kg marijuanë. Të arrestuarit janë shqiptarët me inicialet B.L. 33 vjeç, H.S. 27 vjeç, M.E. 24 vjeç dhe I. G. 20 vjeç. Tre nga shqiptarët nuk kishin leje qëndrimi në Itali, ndërsa pas informacioneve policia kontrolloi bodrumin ku shqiptarët e fshinin kokainën. Sipas policisë, droga ishte fshehur në dy bodrume dhe një garazh në një ndërtesë luksoze. /SHQIPTARJA.COM/
[frontpage_news widget=”6289″ name=”Lexoni edhe…”]