Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Betonizimi i lugines se lumit, Drejtori Cako shkrin nje komisariat te tere, padi edhe ne prokurori

ShkodraWeb 13 October, 2017

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit njofton: “Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si lufta kundër trafikut dhe kultivimit të drogës, krimit të organizuar, trafiqeve, kontrollit të territorit si dhe ndaj çdo shkeljeje tjetër të ligjit.

Në këtë kuadër, në fund të analizës së veprimeve dhe mos veprimeve të strukturave vendore të Policisë Gjirokastër në rastin e një ndërtimi pa leje në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur disa masa për punonjësit e Policisë, të cilët janë evidentuar me përgjegjësi administrative dhe penale.

Kështu, konstatimi i grumbullimit të materialeve dhe fillimit të punimeve në këtë vend për devijimin e një burimi natyror uji, është bërë në datë 5 shtator 2017 nga grupi i kontrollit të territorit të Postës së Policisë Këlcyrë. Megjithatë ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse, nuk u kryen veprimet proceduriale dhe nuk u referua çështja në Prokurori. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit. Kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor është detyrë e strukturave të Policisë Vendore.

Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:

  • U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu;

  • U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara;

  • U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës;

  • U dha ‘Vërejtje me paralajmërim’, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Koço Dafa;

  • U dha ‘Vërejtje’, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë:

  • Kryekomisar Gazment Shehu, Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet;

  • Nënkomisar Edmond Anxhara, Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë;

  • Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës.

Në reagim të kësaj problematike ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre dërguar drejtuesve të Policisë së Shtetit, dënon ashpër mos reagimin e strukturave përgjegjëse në kohën e konstatimit të punimeve, duke nënvizuar nevojën për kontrollin e territorit dhe tërheq vëmendjen e strukturave vendore të policisë lidhur me përgjegjësinë ligjore që ato kanë për parandalimin, evidentimin dhë ndëshkimin e shkeljeve të ligjit, të cilat lidhen me ndërtimin në territor, si dhe me ruajtjen e mjedisit.

Ministri Xhafaj tërhoqi vemendjen e drejtorëve të policisë së qarqeve për rikonceptimin e një marrëdhënieje të re në shërbim të qytetarëve dhe kërkoi nga Drejtori i Përgjithshsëm i Policisë kryerjen e analizave të veçanta me gjithë strukturat vendore për reflektimet e duhura.

Ministri veçon suksesin mbresëlënës në kontrollin e territorit kundër kanabisit, por shpreh shqetësimin se një ndër sfidat kryesore të Policisë së Shtetit është edhe kontrolli, evidentimi i çdo ngjarje në territor, duke përfshirë këtu krimet mjedisore, sigurinë publike, ndotjet dhe ndërtimet pa leje. Ai shton se askush nuk ka imunitet për t’i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cënojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.

“Mbetem personalisht i angazhuar si dhe në përmbushje të zotimeve të Qeverisë shqiptare, ashtu sikundër besoj edhe për ju, për të kërkuar ndëshkim me tolerancë zero të çdo punonjësi të Policisë, që me veprime apo mos veprime shkel ligjin, apo bëhet palë me shkelësit e tij”, shkruan ministri i Brendshëm në mesazhin e tij.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, që edhe me mbështetjen e partnerëve, të përmbushin me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve.”. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: Berisha- Rames: Je nje “hale ne nje cope mendafshi”
Next: Akuzat per perdorues droge, flet per here te pare Rama: Keni 18 vjet qe me keni futur…

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.