Berisha ndryshon turin, “Foltorja” e tij nuk do tëjetë në Lezhë por në qytetin që e zgjodhi deputet…

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, nismëtari i lëvizjes “Foltorja”, ka lajmëruar sot se takimin e radhës do ta mbajë në qytetin e Kavajës.

“Njoftim! – shkroi Berisha të hënën në Fb. – Nesër, ditën e martë, më datë 26 tetor, në ora 17:00, në Pallatin e Kulturës të qytetit të Kavajës do të mbahet “Foltorja: “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.


Ftoj demokratet dhe demokratët e Kavajes të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!” përfundoi mesazhin Berisha.

Ndërsa pritej që “Foltorja” të përfundote turin e saj në Lezhë, Berisha duket ka shtuar të paktën një etapë, atë në qytetin e Kavajës, deputet i të cilit ka qenë i zgjedhur.