Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Benet hajde këtu së bashku me Bardh Spahinë”, Berisha hap zyrtarisht fushatën: Hajde dëshmo se ke ndjenjën e përgjegjësisë ndaj Shkodrës

ShkodraWeb 1 month ago

Kryetari i PD- së Sali Berisha, ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale në mbështetje të kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Në një tubim në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Berisha ka mbajtur fjalën e tij, duke u ndalur edhe tek kandidati socialist Benet Beci. Më poshtë, një pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, zonja e zotërinj, vëllezër e motra.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta, por edhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, por edhe shkodraneve dhe shkodranëve, kudo që janë sot, në këtë sallë, në këtë qytet të bekuar, Shqipëri e emigracion.

Këtë mirënjohje nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë, nuk ka poet që mund ti këndojë atë që meriton. Unë mbetem borxhli gjithë jetën time për mbështetjen tuaj.

Të dashur miq!

Është një nder i madh për mua të paraqes sot para jush kandidatin për kryetar bashkie, të votës tuaj të lirë, Bardh Spahinë. Tu garantoj ju se Bardh Spahia misionin e tij të nisur një vit më parë, me përkushtim të madh, me ndershmëri, me respekt dhe dashuri për qytetarët e Shkodrës, banorët e saj në të 4-anët e rrethit, do ta çojë përpara në të gjitha aspektet, fushat.
Shkodra është një qytet me potenciale më të jashtëzakonshme se çdo territor tjetër i trojeve shqiptare. E vendosur mes detit dhe alpeve, e vendosur mes një kompleks eko-ujor, mrekulli e vërtetë natyrore.

Shkodra qyteti i qytetarëve fisnikë, i grave dhe burrave që gabuan historikisht më pak se të gjithë shqiptarët. Që kanë një raport me Zotin, me vlerat, me të vërtetën, më të drejtin që mund dhe duhet të ketë njeriu i civilizuar. Në këtë mision do të njohë, do të kapë zhvillime të madh dhe të rëndësishme.

Me programin e tij, Bardh Spahia bazuar në parimet më themelore dhe idealet e qytetarëve të Shkodrës, do të shndërrojë Shkodrën në qytetin lider të zhvillimit të harmonishëm, të prosperitetit, të reputacionit më të madh në rajon, Europë dhe kudo.

Miqtë e mi!

Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni, jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë ti shlyen deri diku një detyrim sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipërove njëherë fjalën Shkodër dhe Shkodran.

Benet vetëm për këtë kam bindjen se gjysma e Becëve nuk do të votojnë ty.

Continue Reading

Previous: “Nuk ka nevojë për fjalë, as për recitime”, Benet Beci prezanton projektin e tij të realizuar: Na duhet punë, vetëm punë…
Next: “Flaka jonë e lirisë të përhapet në tërë Shqipërinë!”, Bardh Spahia: Për Shkodrën nuk ka 2 alternativa! Ka vetëm 1 alternativë! Ajo është fitorja! Bashkë do të fitojmë

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

4 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

5 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.