Mjeku urolog, Artan Koni, hodhi dyshime të forta mbi numrin e jetëve të humbura nga korona virusi në vendin tonë.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, mjeku Koni tha se nuk e kemi ende të qartë sa njerëz kanë ndërruar jetë nga Covid-19, pasi sipas tij, pasi mbaroi karantina doli një ndihmë nga BE, ku për çdo jetë të shuar nga koronavirusi do të jepte 18 mijë euro.
Lidhur me këtë, mjeku tha se çuditërisht pas kësaj ndihme nga BE, pati shtim të rasteve të fatale në vend.
“Pjesa lindore e Europës kishte një tendencë për të mbajtur numrin e vìktimave, mos e raportuar se normali. Nuk jam i sigurt por kishte zëra vdìq apo jo nga COVID-19, jo kishte sëmundje të tjera.
Sa i përket numrit të vìktimave nuk kemi qenë të sigurtë nëse ka ndërruar jetë nga COVID-19 apo të tjera. Pasi mbaroi karantina, doli një ndihmë europiane për këto vende që për çdo jetë të humbur nga Covid BE do financojë qeveritë, bashkë me atë shqiptare, me 18 mijë euro për çdo humbje jete nga Covid. Pra ishte për të ndihmuar qeveritë. Çuditërisht pas këtyre lajmeve kemi shtim të rasteve si humbje jete. Ai shënimi që ishte i vështirë për jetë e shuar nga COVID-19 tashmë bëhet më i lehtë. Duhet të kemi parasysh edhe këto detajet e vogla”, deklaroi mjeku Koni.