Bashkia Shkodër, i bën jehonë projektit që synon të shpëtojë njëherë e mirë nga përmbytjet Xhaminë e Plumbit. Në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër, është postuar njoftimi dhe disa detaje lidhur me projektin në fjalë, i cili vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës me Institutin e Monumenteve të Kulturës. Xhamia e Plumbit është jo vetëm një objekt kulti, por edhe një monument i veçantë kulture jo vetëm për Shkodrën, por edhe Shqipërinë.