Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka garantuar edhe njehere sot studentet se nuk do te humbasin vitin akademik, sic deklaroi ne fundjave kryeministri rama, teksa i beri thirrje te shkojne ne mesim. Ne një shënim ne Twitter, Basha shkruan: Opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë.
Postimi i Bashes
I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt