Barcelona kerkon Dembele, Dortmund i ve kushte…
ShkodraWeb
15 August, 2017

Pista Dembele mbetet shumë e pëlqyer nga Barcelona e cila ende nuk po zyrtarizon asnjë nga dy goditjet më të përfolura të merkatos së verës, francezin e Borussia Dortmund dhe Coutinho-n.
E ndërsa në Katalonjë ka mbërritur braziliani Pualinho dhe me shumë mundësi do ti bashkohet edhe bashkëkombësi Couutinho i cili është përjashtuar nga lista e Liverpul për ndeshjen e “play-off” të Champions League kundër Hoffenhaim, nga Gjermania vijnë lajme se ekipi i Borussia Dortmund ka lëshuar ultimatume për Barcelonën.
Sipas spanjolles “El Mundo Deportivo”, Dortmund i ka kërkuar Barçës se nëse dëshiron francezin Dembele duhet të negociojë deri më datën 26 gusht, më pas klubi nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për futbollistit. Dortmund kërkon me këtë lëvizje që të mos kapet në befasi për të zëvendësuar lojtarin, pasi merkato verore përfundon me datë 31 gusht dhe koha mbetet e pakët.
Një tjetër kusht i gjermanëve për Barcelonën është edhe shumë që kërkojnë për 20-vjeçarin. Spanjollët duhet të derdhin në arkën e Dortmund plot 150 mln euro për futbollistin, në të kundërt ai qëndron në shtëpi./balkanweb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!






