Zyrtarisht Athina dhe Shkupi kanë arritur marrëveshjen mes tyre sa i takon emrit të ri të Maqedonisë. Emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut ndërkohë që Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev i janë drejtuar kombit me nga një mesazh.
“Arritëm një marrëveshje historike me Greqinë. Kjo është një ditë e mirë për Maqedoninë. Me këtë marrëveshje kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë”, deklaroi kryeministri maqedonas. Nga ana e tij, Tsipras tha se “arritëm marrëveshjen me Zoran Zaev. Fqinjët tanë do të njihen nga 140 shtete si Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Në fundjavë pritet që dy ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve të hedhin firmat në dokumentin e marrëveshjes.