Përmbytjet në Shkodër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Jamë mijëra hektarë nën ujë, shtëpi ku ka hyrë uji dhe gjëja e gjallë në emergjencë edhe ushqimore.
Një dëm jo i vogël duket se është shkaktuar edhe në një tjetër kantier. Pikërisht atë të rikonstruksionit të Xjamisë së Plumbit, e cila tashmë është e rrethuar nga të gjitha anët me ujë.
Në redaksinë e ShkodraWeb ka mbërritur një mesazh nga një inxhinuer që po kryen punimet e rikonstruksionit. Ai shpreh shqetësimin për dëmin që arrin në 1.8 milion euro, ndërsa evidenton se nuk është njoftuar nga askush për të larguar makineritë dhe materialet.
“Përshëndetje, jam arkitekt që punoj në Xhaminë e Plumbit në Shkodër. Sheshi ynë i ndërtimit u dëmtua rëndë pas përmbytjes. 300 mijë euro materiale dhe 1.5 milionë euro makineri janë nën ujë. Është e pamundur të ripërdorim materialin tonë. Kemi një humbje të madhe. Jemi shumë të zemëruar që nuk u njoftuan banorët dhe bizneset vendase.
Kush do ta paguajë humbjen tonë? Askush nga kompania që operon me digat nuk na kontaktoi. Jetët e punonjësve tanë u vunë në rrezik. Materialet tona janë zhdukur. Makinat tona u zhytën në ujë. Presim që kompania që hapi dyert të mbulojë humbjen tonë.”, shkruan me të drejtë inxhinieri turk.