Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Më datë 21.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të provave ligjore u arrestua shtetasi:
Kolë Prroni, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i ngjarjes të ndodhur, me datë 01.10.2017 në lagjen “Vasil Shanto” ku i ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri shtetases L. P.
Gjithashtu dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur me datë 16.10.2017 në lagjen “Vojo Kushi” ku i ka vjedhur me dhunë nga qafa një varëse floriri shtetases D. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje””. /ShkodraWeb/