Një lajm i mirë për familjen e tij por edhe miqtë e të njohurit e tij në Shkodër e më gjërë. Armir Grima ka lënë qelitë dhe është rikthyer në shtëpinë e tij në Shkodër. Avokatët e ish- trajnerit të kombëtares kanë bindur gjykatën për të ndryshuar masën e sigurisë për Grimën. Apeli i Krimeve të Rënda ka vendosur lirimin nga qelia të Armir Grimajt, ish-trajneri i Kombëtares së Femrave.
Mbrojta e Grimaj, i cili u arrestua në fund të shtatorit të vitit të kaluar gjatë aksionit policor që goditi bandën e Bajrave, ka apeluar në shkallën e dytë masën e sigurimit arrest me burg dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Apeli vendosi lirimin nga qelia të 44-vjeçarit, duke zbutur masën e sigurimit personal nga arrest me burg, në arrest shtëpiak.
Grimaj akuzohet për trukim ndeshjesh, ndërsa arrestimi i tij ngjalli habi dhe keqardhje në masë të gjërë në Shkodër e përtej. Zbutja e masës së sigurisë tregon se arrestimi i tij mbase ishte i nxituar.