Balil Gjata, kryeplaku i fshatit Drithas qëndroi 5 dite në qeli, nën akuzen e shperdorimit te detyres dhe moskallezimit te krimit, pas sekuestrimit të tonelatave me kanabis në dy banesa te braktisura te fshatit.
Gjata thotë se nuk ka pasur dijeni për sasinë e madhe te kanabisit gati per trafikim dhe se shpesh i ka “keshilluar” banorët të mos i hyjnë narkotrafikut.
Kryeplaku i Drithasit thotë se disa prej tyre e mirëkuptojnë, por ka të tjerë që e etiketojnë si spiun.
Për Gjatën denoncimi i parcelave me drogë nuk justifikon as pagën 50 mijë lekë të vjetra që marrin nga shteti.
Balil Gjata: “Nuk më takon me ligj të kontrolloja banesën e atij. Kur u zbuluan u arrestuan të dy vëllezërit, edhe ai që e kishte kultivuar dhe i vëllai punonjës policie.
Vete e sinjalizon tjetrin, i thua ore hiqe, se vjet u bë ça u bë, sivjet janë masa shumë shtrënguese, nuk duhet të bëhet asnjë veprim, dikush të kupton dhe e merr dikush thotë hë mo se ngele spiun. Na kanë vënë dhe titullin që s’e meritojmë spiun. Që është fjalë fyese. Por dhe për pagën që marrim, 50 mijë lekë të vjetra”.