AKU vazhdon kontrollet, mbyllen 8 aktivitete, bllokohet mish dhe bulmet- publikohet lista subjekteve të mbyllura

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi 181 inspektime për prodhimin dhe përpunimin e ushqimeve në rang vendi nga data 1 deri më 17 tetor. AKU ndërpreu 8 aktivitete dhe bllokoi 962 kilogramë mish, sikurse 190 kilogramë djathë të bardhë dhe 7.5 litra qumësht.

AKU njofton se subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : Alb Orka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, Dylaver Suma në Dibër, Nexhip Cezma në Korçë, Sali Rustem Buci në Durrës, Netil Dalipi, Edmond Saraçi dhe Aldo Poroçani në Elbasan, të cilët janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish. Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në Fier.

Loading...

Më shumë artikuj nga ShkodraWeb:

Zbulohet një “Xibrakë” e dytë në Veri të vendit, vihen në pranga dy persona (detajet)

FOTO/ Makina përplas motorin, kapet pas disa disa minutash shoferi që shkaktoi ngjarjen e rëndë (emri)

“Forca e ligjit” vë në pranga 5 persona, ja për çfarë akuzohen…(emrat)

Close