Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Aksioni “Laguna e Vilunit” ne Shkoder, Gjykata shpall zyrtarisht ne kerkim 5 persona

ShkodraWeb 1 August, 2017
lagvil
Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën se kanë qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës të njohur me emrin “banda e Vilunit”. Urdhrat e arrestit për këta shtetas janë firmosur disa javë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe janë lënë në fuqi nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa këtë fundjavë janë marrë në shqyrtim e aprovuar edhe nga Apeli. Bëhet fjalë për pesë persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga ana e prokurorisë, pasi rezultojnë të implikuar në role e detyra të ndryshme në grupin e goditur fillimisht gjatë aksionit “Laguna e Vilunit”. Grupi në fjalë mësohet se ka grumbulluar sasi të mëdha droge nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas i ka trafikuar në drejtim të Italisë, shkruan Panorama.
Në ditët e para të qershorit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e shtetasve Andera (Renato) Çaushi, i cili u kap në një automjet të blinduar në të njëjtin aksion, ku u prangosën dhe Andrea Mita, Kasem Pilurin, Altin Rramolli, të akuzuar në vazhdim të procedimit të nisur gjatë aksionit “Laguna e Vilunit”. Pa kaluar një muaj nga ky aksion, gjykata liroi Renato Çaushin, ndërsa të tjerët u lanë në burg. Pesë bashkëpunëtorë të tyre janë ndërko hë në kërkim pasi ende nuk janë gjetur.
NGARKESAT ME DROGË
“Ka rezultuar se më datë 02.04.2014, autoritetet italiane kanë sekuestruar në peshkarexhën “M.P.Gianmarco”, rreth 12 metra të gjatë, sasinë prej 2.062 kg, lëndë narkotike kanabis sativa. Janë arrestuar 8 shtetas italianë, të gjithë me precedentë penalë. Sipas këtij informacioni, peshkarexha është nisur nga brigjet italiane të Sicilisë në orët e para të datës 29.03.2014 në drejtim të brigjeve greke, ku mendohet të jetë kryer edhe ngarkimi i lëndës narkotike.
Rreth orës 2300 të datës 01.04.2014, janë arrestuar personat e sipërpërmendur, të cilët do ta transportonin lëndën narkotike nga bregdeti në një vend të sigurt, me një kamion “Fiat Iveco”, bëhet me dije nga organi i akuzës. Sipas saj, rezulton se ngarkesa mund të jetë për llogari të shtetasit Kasëm P. (baxhanaku i shtetasit Mikel H. Kjo ngarkese dyshohet se është nisur nga zona e Vilunit me skaf në drejtim të Greqisë dhe, në ujë, është bërë kalimi i ngarkesës nga skafi te peshkarexha).
Po kështu, më datë 21.05.2014, nga autoritetet italiane në Katania, Itali, është ndaluar peshkarexha e quajtur “Arizona”, në brendësi të së cilës është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 tonë lëndë narkotike kanabis sativa. Lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar 3 shtetas italianë, pjesëtarë të e ekuipazhit të peshkarexhës. Ngarkesa me lëndë narkotike ka ndjekur itinerarin Shqipëri-Greqi-Itali.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Foto/ “Bomba” shkodrane qe po marros Italine kete fillim gushti
Artikull pasardhës: Kapet droge ne nje lokal striptizmi ne Velipoje, arrestohen 3 persona

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.