Një shtetas shqiptar është sjellë me pranga në duar nga Greqia në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila ka dhën detaje për personin dhe pozicionin e tij përballë drejtësisë shqiptare. 43- vjeçari nga Puka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa kapja e tij është bërë e mundur vetëm sot. Më poshtë, njoftimi zyrtar i policisë.
“Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë.
Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.”.