Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e kaluar në Greqi në një kafene në kryeqytetin helen. Një bashkëkombas i yni, identiteti i të cilit nuk bëhet akoma i ditur, ka qenë pre e një prite, e cila i mori jetën. Me kalimin e orëve, mediat greke kanë dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë. Sipas policisë greke, atentati ndodhi në sheshin Omonia të Athinës, brenda një lokali. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 22.40 të natës së kaluar me orën lokale në rrugën “Kriti 23”.
Shqiptari po pinte kafe, kur pranë tij është afruar një shtetas që e ka qëlluar me armë zjarri.
Shqiptari ka marrë plumba në kokë dhe ka mbetur i vdekur në vend. Vrasësi është larguar me një motor që drejtohej nga një bashkepunëtor i tij. Ndërkohë që deri tani, emri i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur.