Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se po të ishte në vendin e Edi Ramës, do të kishte mbledhur qeverinë dhe parlamentin për të miratuar reformat e nevojshme që zgjidhin situatën e studenteve.
“Të isha në vendin e Ramës do mblidhja qeverinë e parlamentin e do bëja ndryshimet që dëshironin. Do thërrisja dhe opozitën. Unë sigurisht që do shkoja në parlament.”, tha Kryemadhi.
E pyetur nëse do rreshtohet krah studentëve në protestë, Kryemadhi u shpreh: “Nëse ata më thërrasin unë jam aty me ata në rresht”.
“Nëse Rama sjell në parlament amendimin e ligjit dhe kërkesat e studentëve për buxhetin më ngrenë varri Mehmetaj dhe Kërpaçi për ta votuar”, shtoi.