Lajm tragjik per ekipin e te rinjve te futbollit të Mansfield Town. Kapiteni 18-vjeçar i ekipit, Ryan Evans ka nderruar jete teksa ka qene ne gjume. Lajmin e ka dhene vete klubi anglez i futbollit, i cili njoftoi se i riu vdiq ne shtëpinë e tij në Swadlincote.
“Jemi të pikëlluar për këtë lajm. Mendimet e lutjet tona shkojnë për familjen e Ryan. Ai ishte një lojtar dhe një lider fantastik, gjithmonë i gatshëm për të mësuar dhe kishte një entuziazëm të pashoq”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të futbollit.
Dyshohet se ai ka vdekur ne gjume, por shkaqet mbeten ende pjese e hetimit.