Drejtësia Britanike ka dënuar me 10 vite burg shqiptarin i cili vrau bashkëshorten e tij pas dyshimeve se ajo nuk ishte e virgjër. Gjykata e Londrës vendosi dënimin me 10 vite për 32 vjeçarin Arben Rexha për vrasjen makabre të 25 vjeçares Elidona Demiraj e cila ishte bashkëshortja e tij.
Daily Mali shkruan se Elidonën të gjithë e njihnin si grua të sjellshme, të respiktuar nga të gjithë. Shqiptarja kishte shkuar në familjen e Arben Rexhës 3 muaj para se ky i fundit ta vriste në mënyrë barbare. Rexha ka dalë sot para gjykatës ku përveç dëshmive u lexua edhe një letër e prindërve të vajzës.
Në letër familja Demiraj shkruante se:
“E dërguam atë si një nuse dhe ajo u kthye te ne e vdekur. Ne jemi të tronditur nga vdekja e vajzës sonë në duart e tij. Mos kini asnjë dyshim se dhimbja jonë është e njëjtë me ditën kur morëm lajmin për vdekjen e saj. Ai e izoloi atë për tre muaj dhe nuk e lejoi të takonte njerëz. Ajo ishte një vajzë model, me sjellje shembullore. Ajo u respektua nga të gjithë, në shkollë, si një studente, në punë dhe kudo “.
I riu Rexha sipas hetimeve, hulumtoi në internet për të mësuar se si kuptohej një grua nëse ishte e virgjër dhe filloi të vuante nga simptomat psikotike, duke i thënë asaj se nuk mund të përballonte.
Megjithatë, i riu kishte një histori sjelljeje abuzive ndaj grave, pasi më parë kishte goditur ish-të dashurën e tij dhe duke e akuzuar atë se kishte shkuar me të tjerë dhe madje i kishte futur dorën poshtë pantallonave të saj për të kontrolluar. Rexha deklaroi se Elidona nuk po i jepte atij respektin e mjaftueshëm dhe filloi të mendonte se po e helmonte.
Ai qau në gjykatë gjatë seancës së dënimit sot, teksa avokatët argumentuan gjendjen e tij mendore në atë kohë. Richard Christie QC, duke ndjekur akuzat, tha: “Sigurisht ai kishte një kolaps katastrofik, por kjo ndodhi pas ngjarjes dhe në atë kohë ai ishte njeri normal”.