Një i moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi nga pakujdesia kishte lënë hapur bombolën e gazit. Viktima është 84-vjeçari N.N., ndërsa jetonte i vetëm në zonën e Yzberishtit. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë, e cila në momentin që ka mbërritur e ka gjetur të pajetë të moshuarin.