2 shqiptarë në Francë humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur kësaj të mërkure në komunën e Fillier, pak para orës 11:30 ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.
Hetimet paraprake thonë se shkak i aksidentit të jetë bërë humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve, i cili më pas është goditur me makinë tjetër që po afrohej duke hyrë në korsinë e kundërt. Viktimat e aksidentit, një 33-vjeçar dhe një 43-vjeçar ,të dy shqiptarë ndodheshin në makinën e parë.
Me gjithë ndërhyrjet e zjarrfikësve dhe ekipit mjekësor, për dy shqiptarët ishte tepër vonë pasi ndërruan jetë në vendngjarje. Ndërkohë që në mjetin tjetër në kanë mbetur të plagosur një grua 33-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj.