Moti për ditën e shtunë, 17 tetor 2020, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të pakta në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 7/17°C
Zonat e ulëta 11/21°C
Zonat bregdetare 14/22°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/