Një vajzë e cila po lëvizte me biçikletë në rrugët e Shkodrës, është përplasur nga një makinë. Sipas informacioneve të para, ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Sahatit në Shkodër. Mësohet se vajza është përplasur nga një mjet “Benz”, që e ka hedhur atë disa metra më tutje.
Sipas të njëjtave informacione nga vendngjarja, mësohet se vajza është dërguar me urgjencë, në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ajo i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, teksa pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shkodrës. /ShkodraWeb Media/