Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është arrestuar nga policia ditën e sotme, pas konfliktit të ndodhur paradite mes policisë dhe banorëve protestues të Unazës së Re në Tiranë.
Së bashku me Balliun, është arrestuar edhe një banorë i Unazës së Re, ndërsa ish-deputeti akuzohet për veprat penale: kundërshtim ndaj punonjësve të policisë, prishje e qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Ish-deputeti i PD-së, Balliu u shoqërua më herët gjatë ditës së sotme, pas përplasjes mes policisë dhe banorëve protestues te Unaza e Re në Tiranë.
Banorët bllokuan rrugën, në të cilën pritej të kalonte Kryeministri Edi Rama, ndërsa situata degjeneroi në përplasje të dhunshme.