Një pako e vogël, brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë eksployive ka shkaktuar panik në zonën e Astirit në kryeqytet. Raportohet se pakoja brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë eksployive është lënë në asfalt, në anë të bordurës. Qytetarët të alarmuar kanë njoftuar policinë, ndërsa forcat xheniere janë nisurt drejt vendit të ngjarjes. Më poshtë, njoftimi paraprak i policisë lidhur me ngjarjen.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën. Nga informacionet paraprake dyshohet se eksplozivi i është vendosur një makine.
NJOFTIMI I POLICSE
Tirane/Informacion Paraprak
Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.
Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë. (foto ilustruese)