Ditën e sotme janë caktuar 3 gjyqtarët e çështjes “Saimir Tahiri”. Mes të cilëve është dhe Flora Hajredinaj, e cila më herët ka vendosur për lënien pas hekurave me 6 muaj të Dritan Zaganit, i cili denoncoi për herë të parë grupin e Habilajve.
Ish- oficeri Zagani, përmes një postimi në Facebook, nënvizon se ai është lënë në qeli përtej afateve. Ndërkohë, gjyqtarja që vendosi ta kalojë në arrest shtëpie, Saimir Tahirin e ka lënë në gjendje të lirë.
Reagimi i plotë i Zaganit:
Gjyqtarja e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg, dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini, ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me marreveshje te zeza me kalon ne “arrest shtepie”.
Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqetare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren “Trafik nderkombetar droge” ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.
Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky “veting” na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.
Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me “brilant” te SPAK-ut.
P.S…si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?