Pesë vite pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit dhe deputetit demokrat Sokoll Olldashi, kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale.
“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli, i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, shkruan Basha në Twitter.
Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues. pic.twitter.com/yDs9hrCOPb
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 19, 2018