30 vjeçari nga Shkodra lihet nga gjykata në “arrest me burg”, plagosi në Vlorë 20 vjeçaren nga Berati…

Do të vazhdojë të qendrojë pas hekurave. Fadil Likaj, 30-vjeçari nga Shkodra që plagosi me armë zjarri një studente 20-vjeçare doli këtë të martë në Gjykatën e Vlorës, ku gjyqtari Enkel Peza i caktoi masës e “arrestit në burg”. Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e së shtunës në qytetin e Vlorës, ku 20-vjeçarja nga fshati Cukalat i Beratit, Kostandina Zanaj, mbeti e plagosur me armë zjarri.

I riu nga Shkodra dhe e reja nga Berati që studionte në Universitetin e Vlorës, kishin pasur lidhje intime midis tyre, ndërsa gjatë së shtunës vajza kishte zhvilluar takimin e fundit me të me qëllim për t’u ndarë përfundimisht.

Takimi ishte lënë në një nga lokalet e qytetit dhe pasi kanë debatuar me tone të larta, 30-vjeçari Likaj, e ka nxjerrë me forcë prej ambienteve të barit. Në sherr e sipër, ai e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një historie dashurie të prishur për të cilën 30-vjeçari nuk binte dakord. Dyshohet se agresori dhe studentja 20 vjeçe Kostandina Zanaj kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Agresori kishte deklaruar para shërbimeve të policisë se e kishte mbiemrin “Nikaj”, por pas verifikimeve në sistem, rezultoi se mbiemri i tij është “Likaj”.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel

Open

Close