Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“30 mijë euro ia jap Saimirit”, përgjimet e kushëririt që po fundosin ish-ministrin

ShkodraWeb 17 October, 2017
moisidroge840

“Biznesi i drogës nga Shqipëria në Katania, gjykohet kushëriri i ish-ministrit të brendshëm”. Ky është titulli i një prej lajmeve më të rëndësishme të të përditshmes italiane meridionews.

Lidhja mes kushërinjve do të thotë shumë, e veçanërisht nëse je kushëri i një ish-ministri, i cili është shumë i përfolur për lidhjen e tij me krimin dhe drogën.

në Shqipëri, lajmi për arrestimin e Moisi Habilaj shkaktoi zhurmë të madhe në politikë. 39-vjeçari i arrestuar nga policia italiane është kushëriri i Saimir Tahirajt.

Në vitin 2015, kreu i policisë së Vlorës, Dritan Zagani e akuzoi drejtpërdrejt Habilajn si i përfshirë në krim të organizuar dhe në transportin e drogës nga vendet e Ballkanit në atë të Evropës Perëndimore.

Sipas dëshmisë së ish-policit, i cili më pas ka kërkuar azil politik në Zvicër, kushërinjtë e ministrit kishin transportuar drogë duke përdorur makinën e Tahirit. automjeti tip Audi A8 është parë disa herë të kalojë në kufirin grek dhe jo vetëm.

Vetë ish-ministri ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se ia kishte shitur automjetin kushërinjve në vitin 2013. Hetimet dhe përgjimet e italianëve tregojnë një realitet dhe histori tjetër komplet ndryshe nga ajo që është thënë deri më tani dhe që implikon edhe emrin e politikanit.

Media italiane shkruan:

Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blenin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza.

Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut.

Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike.”

Në një nga takimet me bashkëpunëtorët e tij italianë, pasi atyre iu sekuestrua një sasie prej 900 kg marijuanë, Moisi Habilaj nis bisedimet me anëtarët e bandës për të planifikuar transportimin e ngarkesave të tjera të drogës nga Shqipëria.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia jap Saimirit”.

Sipas medias italiane:

Për shqiptaret, ai ishte “djali me syze” me të cilin mund të uleshe në tavolinë dhe të bëje marrëveshje edhe për kontrabandën e armëve.

“Nëse i japim diçka edhe atij, mund të merremi edhe me transportin e kallashnikovëve. Le të vriten me njëri-tjetrin. Kujt po i intereson. Ata për vete i duan”, thuhet ndër të tjera në përgjime. /joq/

[democracy id=”4″]

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Deputeti socialist Ndreu i del ne krah Tahirit: Urdherat e arrestit i nxjerr gjykata Lulush ziu
Artikull pasardhës: Ish- keshilltari i Fatos Nanos, Dylgjeri: Lidhja ne mes Balilajve dhe Habilajve eshte kjo

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.