Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Saukut, pasi një 27-vjeçar përplasi me makinë një këmbësore. Me datë 29.12.2017, rreth orës 18:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk, ka një aksident.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.