Një tjetër rast i largimit nga shtëpia të një vajze, ligjërisht minorene. Njoftimi bëhet nga policia e Lezhës, e cila bën me dije se babai ka kallëzuar largimin nga shtëpia të vajzës 17- vjeçare. Uniformet blu nuk japin shumë detaje, por bëjnë me dije që ka nisur puna për gjetjen e vajzës, teksa materialet jane referuar edhe në Prokurori.
“Më datë 27.03.2018, shtetasi P.P vjeç 50 banues në fshatin Torovicë, kallëzon se, i është larguar nga banesa vajza, shtetësia A.P, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.