
Mbeten mister arsyet që shtynë një vajzë 12- vjeçe nga Vau- Dejësi të vetëhelmohet. Njoftimi është bërë nga policia e Shkodrës, e cila saktëson se e mitura ka gëlltitur fostoksinë dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.
“Më datë 29.05.2018, në banesë, shtetësia K.N vjeç 12, është vetëhelmuar me fotoksinë e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë.