Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E RRALLE/ Nuk ka para per te paguar garancine, zgjedh burgun turisti i arrestuar

ShkodraWeb 23 August, 2017
turistiukra
Turisti ukrainas që u arrestua për vjedhjen e 8300 eurove në Sarandë, “konverton” garancinë pasurore me burgun. Gjykata vendosi që Oleg Koval të hetohej i lirë duke i vendosur një garanci pasurore prej 8 000 eurosh. Por turisti 43- vjeçar zgjedh të qëndrojë në burg pasi nuk ka të ardhura për të lënë garanci një shumë kaq të madhe. Koval kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet verore bashkë me djalin e tij, ku qëndruan disa ditë në Sarandë pas fatkeqësisë së humbjes së bashkëshortes.
Por, Koval u kthye në personazh të kronikës së zezë pasi u arrestua në Rinas me akuzën se i kishte vjedhur një biznesmeni në Sarandë një shumë prej 8300 eurosh.
Fillimisht, Gjykata e Sarandës vendosi ta lërë të lirë atë në këmbim të një garancie pasurore në vlerë 8000 euro. Por mësohet se ai nuk e ka pranuar këtë masë sigurie me arsyetimin se “nuk ka të ardhura, e për këtë do të qëndrojë në burg”.
Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, Koval e pranoi masën edhe pse ai ka qenë mohues për akuzën.
Por, më pas mësohet të jetë tërhequr nga ajo, duke pranuar të qëndrojë në paraburgimin e Sarandës deri në përfundim të hetimeve. Koval u arrestua mbrëmjen e 10 majit, kur policia kufitare e Rinasit e ndaloi pak para se të nisej charterin ku ai udhëtonte me të birin 11-vjeçar. Ata kishin ardhur me pushime në Sarandë pas vdekjes së bashkëshortes së Koval, me qëllim që i biri të kalonte traumën.
Por, një denoncim në Komisariatin e Sarandës nga biznesmeni nga Tirana, Ilien Prifti, 40 vjeç, bëri që të vihej në pranga. Prifti kallëzoi se ndërsa ndodhej me pushime në Sarandë, i kishin vjedhur 8300 euro nga portofoli.
Arrestimi i turistit nga Ukraina erdhi pasi nga kamerat e sigurisë, policia tha se ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj tij. Në bazë të pamjeve nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë zonës së plazhit, shihet momenti kur 43- vjeçari ukrainas përkulej mbi shezlongun e biznesmenit, të cilin e kishte bërë mik gjatë pushimeve.
Ky filmim duket se ka qenë indicie për shpalljen në kërkim të tij dhe më pas kapjen në aeroport. Koval, përmes një deklarate pranoi që i biri të udhëtonte i vetëm, ndërkohë që vetë u dërgua me pranga në Sarandë. Në momentin e arrestimit në Rinas, atij iu sekuestruan 1600 euro që iu gjetën në xhep.
Gjatë seancës së drejtuar nga trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtare Enkeleda Doda, në ngarkim të shtetasit ukrainas Oleg Koval, me profesion inxhinier, ky i fundit bëri para trupit gjykues një përshkrim të jetës së tij, ndërsa për ndihmë mes palëve ishte prezent edhe një përkthyese në gjuhën ruse. Koval tha para gjykatës se ndodhej në Sarandë për pushime me djalin e tij, pas fatkeqë- sisë familjare të ndodhur pak kohë më parë, ku kishte humbur bashkëshorten. Deri në fund të seancës, 47-vjeçari Koval nuk ka pranuar se është ai autor i vjedhjes së kryer. /panorama/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Kokedhima akuzon ‘Rilindjen’: Parate e pista ne Shqiperi i pastron ajo!
Artikull pasardhës: E RRALLE/ Nokia 6 shitet per vetem…10 sekonda, a eshte rekord?

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj… 17 March, 2026
  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kandidimi kryetar berisha 2026

VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.