Zhduket papritur dhe pa lënë gjurmë një shtetas 45 vjeçar. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Pukës, e cila ka njoftuar rastin në komunikatën e saj. Mësohet se ka qënë vëllai i të zhdukurit, i cili ka denoncuar largimin nga banesa (siç thuhet në raste të tilla nga policia) të vëllait 45- vjeçar. Nga ana e saj, policia ka referuar ngjarjen në prokurori dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.
“Më datë 08.12.2018, shtetasi P. P., vjeç 42, banues në fshatin Miliska, Krujë, kallëzon se, i është larguar nga banesa vëllai tij, Z. P., vjeç 45, banues në fshatin Miliska, Krujë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pukës.