Me ofendime dhe pa dëshirë për të ndenjur me ta është pritur deputeti Kujtim Gjuzi nga qytetarët para Teatrit Kombëtar. Gjuzi ka shkuar për tu bashkuar me ta rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.
Qytetarët vijonin qëndresën e tyre për mbrojtjen e godinës. Ora ka shënuar 03:20, kur një automjet tip Mercedez është ndalur në sheshin e Teatrit dhe prej andej ka zbritur Gjuzi. I veshur me kostum, deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij.
Ata dëgjohen që t’i thonë të shporret. Gjithashtu qytetarët i bëjnë me dije Gjuzit se nuk është i mirëpritur të shkojë me Benz në mes të natës tek Teatri. Nga ana tjetër ai shton se ka punëmn e tij tek Teatri, ndërsa kur qytetarët i thonë “Shko merr paret që t’i japin ata”, deputeti shprehet me bindje se nuk merr pare nga njeri.