Prag përplasje ne Devoll, ne ambjentet e bashkise. Nis diten e pare te punes kryetari i ri i bashkise Devoll Eduard Duro, nderkohe qe bashkia rrethohet nga forca te shumta policie. Raportohet se rreth 30 punonjes te forcave speciale jane brenda institucionit. Forca te shumta policise se rendit edhe jashte bashkise. Sipas te dhenave kryetari i bashkise dale nga zgjedhjet e 30 qershorit Eduard Duro ndodhet ne zyre.
Jashte godines, mbështetësit e opozitës jane grumbulluar dhe protestojne. Nderkohe ish kreu i bashkisë, Bledion Nallbati, ka mberritur ne godine dhe ka theksuar se ai eshte ne detyre ne sherbim te vullnetit te qytetareve qe e kane zgjedhur.
“Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka forca speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë,i zgjedhur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë,24 orë në ditë. Do të vazhdoj t’u shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”- ka thene ai.
Ai thote se nuk eshte uzurpator, pasi uzurparoret jane ata te PS qe shqyen deren dhe dhunuan zyrat.
“Une do vazhdoj te sherbej dhe te punoj edhe pse me kane zene zyren. Keta le te mbajne zyrat une do punoj jashte ne terren me banoret. Une jam ketu, sot e cdo dite per te vuijuar punen. Por nuk jam uzurpator, nuk dhunoj ambjentet”- ka thene ai.
Kryetari Duro:
Nje pjese e punonjesve kane hyre ne zyre. Policine e kam thirrur une pasi kisha informacion se do behej ky tubim. Po pres qe te gjithe punonjesit e tjere te hyjne ne zyre. Ish kryetari nuk pranoi te largohej ndaj u detyruam te veprojme keshtu. Une kam patur takime edhe me punonjesit diten e shtune. Ata do vijne ne pune.