Sot i është dhënë lamtumira ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, N/komisar Ervin Dervina, i cili u nda nga jeta në një aksidenti rrugor në Rumani së bashku me bashkëshorten e tij.
Në një njoftim në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, të shoqqëruar edhe me një video, thuhet se i është dhënë lamtumira e fundit Dervinës, i cili prej 11 vitesh kryente detyrën si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.
Policia e shtetit:
Elbasan
Ceremonia e lamtumirës së ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, N/komisar Ervin Dervina, i cili u nda nga jeta gjatë një aksidenti rrugor në Rumani, ku prej 11 vitesh me dinjitet, profesionalizëm e ndershmëri kryente detyrën si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).