IKMT ka nisur sot shembjen e banesave tek Unaza e Re, e mbrojtur nga forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov.
Për pasojë 3 policë kanë mbetur të lënduar, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu.
Policia ka nisur edhe shoqërimin e dhjetra banorëve në komisariat. Ndër të shoqëruarit është është edhe aktivisti dhe pedagogu i gazetarisë Altin Goci.