Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia për shkak se ishte shpallur në kërkim për një p.lagosje me a.rmë zjarri të A. B në vitin 2018. I arrestuari është Albert Gjonpalaj, dhe në momentin e arrestimit i është gjetur me pistoletë me vete e cila ishte mbushur me 5 fishekë.
Arrestimi i tij ka ardhur edhe falë bashkëpunimit të policisë me qytetarët i cili ndodhej në një lokal në rrugën “Teodor Keko”. Nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ai rezulton i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Mësohet gjithashtu se Gjonpalaj ishte akuzuar edhe për një grabitje të ndodhur tek hotel Sheratoni, ku u morën 180 mijë dollarë por më pas ishte liruar për mungesë provash.
I arrestuari do të përballet me akuzat për veprat penale ”V.rasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e a.rmëve luftarake dhe municionit”.