Presidenti Ilir Meta ka bere nje gjest te vecante kur falenderoi edhe qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi disa jetë pas tërmetit te forte te 26 nentorit. Kreu i shtetit eshte përkulur dhe e ka puthur qenin hero.
“Në mirënjohje të thellë, për sakrificat dhe solidaritetin vëllazëror, gatishmërinë e pashoq dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit, pata nderin të vlerësoja sot në Prishtinë, Forcat e Sigurisë, Njësinë Operacionale të Policisë dhe të gjitha ekipet e kërkimit dhe shpëtimit të Kosovës”, shkruan kreu i shtetit ne FB.