Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Video/ Aksion spektakolar i policise, kapen banda e “skiftereve” shqiptare

ShkodraWeb 27 July, 2017
Drejtoria Vendore e Policise Sarande njofton: Në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Greke, Policia e Sarandës si dhe Policia Kufitare e Sarandës kanë marrë informacion nga Policia Kufitare Greke, se në fshatrat e Igumenicës, Greqi, kishin ndodhur prej disa ditësh vjedhje masive me armë e dhunë të banesave, ku dyshohet se autorët mund të jenë shtetas shqiptarë.
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.
Si rezultat i punës vëzhguese dhe operative të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, më datë 27.07.2017, rreth orës 07.20 të mëngjesit, shërbimet  e Policisë kanë konstatuar një automjet   tip ”Toyota”   ku udhëtonin tre shtetas .
Mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative  nga Policia e Sarandës, ky mjet ishte i dyshuar se përdorej nga shtetasit që mund të kishin kryer vjedhjet në fshatrat e Igumenicës, Greqi.
https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2017/07/policia-skiftere.mp4
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë  vënë në ndjekje të automjetit, ku kanë njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë, të cilët kanë ngritur menjëherë një pikë kontrolli në vendin e quajtur ”Ura e Gajdarit”,  por  drejtuesi i automjetit së bashku me shtetasit që ndodheshin me të, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi më të madhe.
Policia ka vijuar ndjekjen e automjetit deri në  ”Qafë Gjashtë”, ku është bërë i mundur ndalimi i automjetit.
Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap. Policia ka bërë kapjen dhe shoqërimin e tre shtetasve në Komisariatin e Policisë Sarandë , si dhe sekuestrimin e çantës dhe të automjetit.
Nga verifikimet e para të kryera nga Policia, në automjet rezultuan të ishin shtetasit:
           – Gëzim E., 40 vjeç, banues në Sarandë, drejtuesi i automjetit.
            – Nel Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë.
             – Alfred H., 34 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në  çantë dhe në  automjetin tip Toyota ka rezultuar se kishte:
              • 2 armë zjarri pistoletë, një model ”TT” dhe një tjetër model ”Zastava”,  2   krehër pistolete me fishekë në brendësi.
               • disa telefona celularë
                • bizhuteri të ndryshme
Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin K.B , i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë,  janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të kryera në fshatrat e Igumenicës, Greqi.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë , në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin  e shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes, kryer në bashkëpunim”, Prodhim dhe armëmbajtje  pa leje e armëve luftarake  dhe municionit”.
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Greke për dokumentimin e  plotë të kësaj veprimtarie kriminale,  ku dyshohet se është kryer nga personat e sipërpërmendur dhe shtetasi i shpallur në kërkim, si  dhe për  të identifikuar dhe kapur nëse  ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal në fushën e vjedhjeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Mesila- Bashes: Behu njehere lider i PD e pastaj fol per PDIU
Artikull pasardhës: Vettingu jep efektet e pare, 7 funksionare te drejtesise dorehiqen (emrat)

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.